Manchester City skuadra me vlerën më të lartë në treg, surprizë vendi i dytë
Fitimi i të gjitha trofeve të mundshëm në Angli dhe Ligës së Kampionëve ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Manchester Cityn, që aktualisht është skuadra me vlerën më të lartë në Evropë. The cityzens renditen në vendin e parë, ndërsa aktualisht kanë një vlerë afro 1.2 mld euro. Skuadrat angleze vijojnë të qëndrojnë në majë të Evropës sa i përket shpenzimeve, ndërsa në vendin e dytë është ngjitur Arsenali.
Aktualisht topçinjtë vlejnë afro 1.1 mld euro, ndërsa në vendin e tretë qëndron Reali i Madridit. Lista vijon me skuadrat të tjera si Chelsea, Bayern Munchen apo PSG. Vendi i dhjetë mbyllet me Tottenham, që vlen plot 755 mln euro. Në ditët në vijim vlera e këtyre skuadrave pritet të rritet sërish, kjo për faktin se janë pranë disa afrimeve, një prej tyre është Declan Rice drejt Arsenalit, që vlen plot 105 mln euro.
Ajo cka bie në sy është mungesa e skuadrave italiane në 10 më të shtrenjtat e evropës duke treguar një tjetër rënie të tyre. Sa i përket Serie A, është Napoli ai që mban lart flamurin, ndërsa pas tij vijnë Inter, Juventus e Milan. Borussia e Dortmundit është një tjetër klub që vlen jo shumë, madje diferenca me Leipzig është vetëm 20 mln euro. Sa i përket lojtarëe, vlera më e lartë i takon Haaland, e pas tij vijnë dyshja Mbappe e Vini Junior.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve