Manjani: Si u mbajt sekret drafti i reformës në drejtësi dhe debatet me ambasadorët

31 Korrik 2025 | 21:09

Juristi Ylli Manjani solli më emisionin Now në Euronews Albania disa përjetime të kohës kur në vendin tonë u votua unanimisht reforma në drejtësi 9 vjet më parë dhe ai ishte ministër i Drejtësisë.

Teksa e cilësoi votimin me 140 vota të kësaj reforme si papërgjegjshmërinë më të madhe të parlamentarizmit shqiptar, Manjani tregoi se drafti i kësaj reforme ishte mbajtur i fshehtë edhe nga vetë ai që ishte ministër i Drejtësisë.

“Të gjithë e kanë pasur frikë reformën në drejtësi, por më shumë kanë pasur frikë të mos e votojnë atë reformë. Vendimmarrja e asaj kohe dhe 140 votat e kam quajtur gjithmonë si më të papërgjegjshmen e parlamentarizmit shqiptar. Nuk jam kundër reformave por jo pa e papërtypur dhe jo reformë se e ka thënë dikush dhe hajde ta bëjmë. Më ka ndodhur mua ditën e parë të punës në zyrën e ministrit më thanë të dy Lu dhe Vlahutin; mos e lexo se e kemi parë ne, kërkova një draft, edhe ai ka qenë sekret, edhe për ministrin e Drejtësisë. Nuk duhej debat alternativ, këta e dinin që po të hyhej në debat, kishte alternativa shumë më të mira. Unë kam bërë një draft në atë kohë me Ilir Rusmalin dhe Krenar Lolocin, dy persona shumë të zotë në të drejtën kushtetuese. Drafti ynë ishte me shumë më pak nene dhe që nxiste më shumë konsensus dhe ruante gjuhën kushtetuese”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026