Maqedonci: Rreziku nga Serbia mbetet i madh, jemi më të përgatitur se kurrë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se rreziku për sulm të Kosovës nga Serbia mbetet i madh.
Por që sipas ministrit, Kosova është më e gatshme se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla.
“Patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeveria e Serbisë për grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Përderisa individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bile edhe zhvillojnë aktivitete atje.
Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tilllë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka krehje të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë, jemi më të përgatirtur se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla”, tha Maqedonci.
Përderisa sa i përket koordinimit me KFOR-in, Maqedonci tha se institucionet e vendit kanë një maturi dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe se sipas tij, asnjë veprim nuk do të mirret pa sinkronizim me ta.
“Të gjitha strukturat shtetërore e kemi ritheksuar disa herë se do ta respektojmë zotimin e vitit 2013 për mos angazhim në pjesën e komunave veriore të vendit pa koordinim paraprak me KFOR-in. Dhe unë e vlerësoj që në institucionet tona ka një maturi dhe një koordinim dhe sinkronizim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe se të gjitha veprimet do të bëhen në konsultim me ta.
Presidentja Vjosa Osmani ka mandat të urdhërojë angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të operojë në çdo pjesë të territorit të vendit tonë për të kryer detyrat e saj”, tha ai.
Derisa Maqedonci shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë me të vërtetë të vendosura në atë që Kosova është vend sovran, shtet i pavarur dhe ka një territor të saj”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë