Maqedoni e Veriut, 14 humbje jete dhe rreth 1000 të infektuar me COVID-19

17 Gusht 2021 | 21:03

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri publike të dhënat, ndërsa thotë se numri i infektimeve mbetet tepër i lartë.

Nga kryerja e mbi 7200 testeve të dyshuara për coronavirus, 999 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Autoritetet shprehen se numri i të shëruarve mbetet shumë i ulët në krahasim me infektimet dhe kjo ka ngjallur shqetësim.

Sipas Instituti për Shëndet Publik 184 pacientë janë shëruar gjatë orëve të fundit. Mjekët thonë se përhapja e infektimeve lidhet kryesisht me praninë e variantit “Delta”.

Ky variant i COVID-19 nuk ka kursyer as moshat e reja, ndaj strukturat shtetërore u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026