Maqedoni e Veriut, 15 të vdekur nga COVID-19

18 Gusht 2021 | 17:18

Maqedonia e Veriut ditët e fundit ka raportuar për rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thekson se 15 persona kanë ndërruar jetë dhe mbi një mijë të tjerë janë konfirmuar të prekur me coronavirus.

Kryeqyteti i vendit raporton numrin më të lartë të infektimeve ditore me 314, ndjekur nga Gostivari me 187 dhe Tetova me 160 raste.

Listës totale të të shëruarve i janë shtuar 91 pacientë në orët e fundit. Dy javët e para të muajit gusht kanë shënuar një rritje të vrullshme të infektimeve, ndërsa mjekët këtë  e lidhin me praninë e variantit “Delta”, i cili vijon të infektojë në shkallë të madhe qytetarët,  përfshirë dhe moshat e reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026