Maqedonia e Veriut dëbon një tjetër diplomat rus
Maqedonia e Veriut dëboi diplomatin e dytë rus brenda një viti. Lajmin e konfirmoi ministri i jashtëm Bujar Osmani, i cili gjatë ditës së djeshme hezitoi të japë detaje për shkak të natyrës së fshehtë të kësaj teme.
Sipas Osmanit, gjithkush që nuk sillet sipas Konventës së Vjenës, duhet ndëshkuar.
“Ministria e Punëve të Jashtme, sa herë që merr informacion të konfirmuar dhe të dokumentuar në lidhje me sjelljen e diplomatëve të huaj të akredituar, që është në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës, merr masat për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare, por edhe sigurinë e aleatëve në aleancën të cilës i përkasim. Kështu që informacioni është i saktë”, theksoi z. Osmani.
Rusia tashmë i është kundërpërgjigjur Maqedonisë së Veriut për diplomatin e parë të dëbuar gjatë këtij viti duke dëbuar një diplomat të punësuar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë. E njëjta masë reciproke u paralajmërua edhe për rastin e fundit.
“Për fat të keq, administrata maqedonase po vazhdon të dredhojë drejt konfrontimit, dhe nuk e merr parasysh faktin se këto hapa janë të dëmshme për marrëdhëniet bilateral. Sigurisht se ne jemi të detyruar që të japim përgjigjen adekuate ndaj këtyre veprimeve armiqësore”, pohon ambasada ruse në RMV.
Sipas ekspertit të sigurisë Nazmi Maliqi, ky akt i Maqedonisë së Veriut është vetëm një lojë politike që nuk ka të bëjë me realitetin dhe se për këtë gjë do të ketë pasoja.
“Këtu ka hapa të shpejtuar sepse tre herë radhazi të dëbohet nga një diplomat i Federatës Ruse, kjo nuk ka kuptim. Pa marrë parasysh se ndoshta thirren në shenjat e respektimit të protokollit kjo ka shkelje të protokollit ose defokusim nga situata dhe çka është më e keqja, shërbimet sekrete me informacione të çuditshme nganjëherë futen edhe në lojëra diplomatike”, theksoi Nazmi Maliqi, ekspert i sigurisë.
Eksperti Maliqi thotë se BE ja nuk ka nevojë që për shembuj të tillë besueshmërie nga Maqedonia e Veriut.
“Këto aktrime nuk kanë kuptim. BE ja nuk ka nevojë të paraqitemi me pozicione të tilla. Ne duhet ti respektojmë standardet që i ka dhënë KE për integrim dhe ajo është më domethënëse se sa lojërat që bëhen me përzënien e diplomatëve rus” shton ai.
Maliqi sugjeron që marrëdhëniet me Rusinë Maqedonia e Veriut t’i ruajë pasi nuk e ka luksin ti shpallë luftë një shteti aq të madh.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar