Maqedonia e Veriut do e pranojë pa hezitim propozimin francez, sipas Ramës
Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Maqedonia e Veriut do e pranojë propozimin e presidentit francez, Emmanuel Maron për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Në një konferencë për shtyp nga selia e Kryeministrisë, Rama u shpreh se propozimi i ri është ai përfundimtari dhe në këndvështriin e tij, është i pranueshëm.
“Në këndvështrimin tim, propozimi i ri, i cili është përfundimtar, është plotësisht i pranueshëm dhe qeveria, shumica në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, do ta pranojë pa asnjë hezitim.
Shoqëria në Maqedoninë e Veriut do të jetë më e plotësuar sepse është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm propozimin e mëparshëm”, theksoi kreu i qeverisë.
Rama shtoi se në lidhje me këtë çështje ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Macron dhe presidentin e Bullgarisë.
Disa ditë më parë, Rama i bëri thirrje liderëve shqiptarë dhe maqedonas në Maqedoninë e Veriut, që të pranojnë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Rama nënvizoi se pranimi i këtij propozimi hap rrugën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta