Maqedonia e Veriut firmos nesër marrëveshjen për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze

7 Shkurt 2021 | 08:17

Maqedonia e Veriut firmos nesër marrëveshjen me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç.

Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat tjera”, – theksoi ministri i Shëndetësisë.

Sipas planit të ministrisë, në fazën e dytë do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç, me pas ata të moshës nga 18 deri 64 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Në këtë faze do të përfshihen në strategjinë e vaksinimit edhe farmacistët, stomatologët, gazetarët, si dhe punonjësit e institucioneve arsimore dhe në kopshte të fëmijëve.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me COVID 94.599 persona, ndërsa 2.916 persona kanë humbur jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026