Maqedonia e Veriut hap kufijtë, asnjë pengesë për hyrje-daljet

23 Qershor 2020 | 14:49

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë këtë të martë vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare. Në çdo pikë do të rikthehet normaliteti, siç ishte para pandemisë ku për personat që do të hyjnë apo dalin nuk do të kërkohet test për COVID-19.

Vendimi i miratuar sot do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Nga e premtja bashkë me kufijtë tokësore do të hapen dhe aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Bashkë me hapjen e kufijve, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hequr dhe kufizimet sa i takon funksionimit të bizneseve, duke lejuar funksionimin e ambienteve të brendshme të restoranteve, palestrat si dhe transportin në grup.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Mali i Zi vendosi të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, duke lejuar kalimin e vetëm atyre qytetarëve që paraqesin një analizë të 48 orëve të fundit ndaj virusit. Ndërkohë për shtetasit e huaj, lëvizja është e lirë.

Një rregullt të tillë, autoritetet e Malit të Zi e kanë vendosur dhe për Kosovën, Bosnjën dhe Italinë. Ndërkohë, Shqipëria nuk ka asnjë kufizim sa i takon kalimit në pikat doganore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026