Maqedonia e Veriut mbyll sot fushatën elektorale, zgjedhjet zgjasin 3 ditë

12 Korrik 2020 | 10:35

Maqedonia e Veriut përfundon sot fushën zgjedhore, ndërsa të mërkurën qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit. Vendi nuk duket aspak optimist pasi situata e pandemisë paraqitet ende e rëndë dhe deri tani kanë humbur jetën më shumë se 360 persona.

Gara kryesore do të jetë mes partisë në pushtet të Zoran Zaev, LSDM-së të cilët për herë të parë kanë në koalicion parazgjedhor një parti shqiptare (Besa) dhe opozitës së VMRO-DPMNE, parti e cila drejtoi vendin për 10 vite me Nikola Gruevskin 2006-2016 (u largua për në Budapest në 2008 për t’i shpëtuar dënimit me burg për korrupsion).

Ndërsa Zaev i LSDM-së dhe Mickovski i VMRO-DPMNE pretendojnë të dy për fitoren e zgjedhjeve, Bashkimi Demokratik për Integrim, i Ali Ahmetit në këtë fushatë ka pasur si slogan “Koha për Kryeministër shqiptar”.

BDI është partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe prej 17 vitesh është në pushtet duke bërë aleanca me dy partitë kryesore në vend.

Këtë herë duket se, historia nuk do të përsëritet pasi Zaev thotë se do të preferonte koalicion me Aleanca për Shqiptarëve dhe Alternativa.

Për shkak të pandemisë, zgjedhjet do të zgjasin për tri ditë. Më 13 dhe 14 korrik do të kenë mundësi të votojnë nën protokoll special sigurie, personat e infektuar me COVID-19 dhe personat që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Ndërsa më 15 korrik gjithashtu nën masa speciale, zgjedhjet ndryshe nga herët e tjera do të zgjasin dy orë më shumë, pasi qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes.

Lexoni gjithashtu:

Zv. kryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri: Koalicion pa BDI, një ditë kryeministri do të jetë shqiptar 

Zv. kryeministri i RMV, Osmani: Pas zgjedhjeve të 15 korrikut do kemi kryeministrin e parë shqiptar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026