Maqedonia e Veriut nuk merr vendim për hapjen e shkollave

21 Shtator 2020 | 11:00

Komisioni për sëmundje ngjitëse në Maqedoninë e Veriut nuk mbështet idenë për hapjen e shkollave. Gjatë mbledhjes së mbajtur sot, komisioni nuk ka marrë asnjë vendim dhe pritet të mbahet një tjetër mbledhje.

Por, gjatë diskutimeve për shkak të situatës epidemiologjike është propozuar dhe mbyllja e çerdheve të cilat janë hapur prej pak ditësh.

Korrespondenti i Euronews Albania, Benjamin Arifi raporton se do të ketë një tjetër mbledhje në ditët e ardhshme mbi këtë çështje.

Përveç dyzimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse në Maqedoninë e Veriut edhe opinioni publik është i ndarë në qëndrime lidhur me hapjen apo jo të shkollave.

Kjo vjen për shkak se tani në kushtet e COVID-19, shkollat do të duhet të bëjnë mësim të reduktuar dhe dalja parakohe do të ishte problem për prindërit e punësuar.

Vetë qeveria ka marrë vendim në parim për hapjen e shkollave më 1 tetor, por në praktikë këtë kompetencë ia ka deleguar vetë shkollave për të vendosur nëse mësimi do të ndiqet me prezencë fizike apo online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026