Maqedonia e Veriut porosit vaksinat kineze
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze, ndërsa paraprakisht ka porositur edhe më shumë se 800 mijë të tjera përmes mekanizmit COVAX, por që akoma nuk ka marrë asnjë dozë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë, korrespondentja e Euronews Albania në Shkup Ferikan Iljazi, tregoi se ende nuk është saktësuar se RMV po lidh një marrëveshje me Republikën e Kinës.
“Qeveria ka njoftuar se janë në negociata me Kinën për furnizim me vaksina për shkak se kjo ju ka mbetur si alternativë e vetme si pasojë e vonesave të Pfizer dhe se nuk kanë arritur të marrin vaksina nga mekanizma të tjerë,” – tregoi Iljazi.
Siç raportoi dhe gazetarja duke qenë se ende nuk ka asnjë informacion nga programi COVAX apo nga Pfizer, vaksinimi pritet të nisë me vaksinat kinezë, fillimisht te personeli shëndetësor e më tej.
Plani përfundimtar i shtetit është vaksinimi i 60% të popullatës.
Ndërkaq, numri i infektimeve me COVID në Maqedoninë e Veriut prej ditësh ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 336 raste të reja dhe 10 viktima. Më i lartë ka qenë numri i të shëruarve, ku në 24 orë kanë fituar betejën me virusin 336 pacientë.
Lexoni gjithashtu:
Pandemia nuk kursen as mjekët, 22 të vdekur dhe 3.493 të infektuar në RMV
RMV vazhdon trendin negativ në Indeksin për Perceptimin e Korrupsionit
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti