Maqedonia e Veriut regjistron 33 viktima në 24 orë nga COVID-19
Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh dhe viktimash nga covid-19. 946 të prekur dhe 33 viktima në 24 orët e fundit kanë bërë që qeveria t’i kërkojë Kuvendit zgjatjen me 6 muaj të gjendjes së krizës, e cila përfundon më 19 dhjetor.
Deri tani RMV numëron 1 825 viktima ndërsa referuar numrit të vdekjeve për 1 milion banorë, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 8 në botë. Në total numri i të infektuar në Maqedoninë e Veriut, që prej fillimit të pandemisë, ka shkuar në gati 64 mijë persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2564 teste dhe 946 raste të reja të Covid -19. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 789 pacientë të rikuperuar.
Deri më tani, në RMV janë kryer gjithsej 337.862 teste të Covid-19, ku numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i pandemisë është gati 64 mijë persona. Nga këta numri i pacientëve të rikuperuar është gati 41 mijë kurse numri i rasteve aktive është mbi 21 mijë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona