Maqedonia e Veriut shënon 19 të vdekur nga COVID-19

19 Gusht 2021 | 20:32

Që në nisje të muajit gusht, Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se 19 pacientë kanë humbur jetën dhe mbi 1100 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në 24 orë.

Kjo shkallë në rritje e pozitivitetit të infektimeve ka ardhur edhe si rezultat i shtimit të testimeve. Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 6256 teste, ndërkohë 166 pacientë të tjerë janë shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1.086.075 testime, prej të cilëve 165.684 kanë rezultuar pozitivë.

Deri tani 5.608 persona kanë humbur jetën dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qenë më sëmundje të tjera shoqëruese.

Problem tjetër, i cili ka shqetësuar jo pak ekspertët është numri në rritje i rasteve aktive. Aktualisht të gjithë vendin numërohen 8.675 raste aktive dhe për këtë institucionet përgjegjëse vijojnë t’i nxisin qytetarët, që të vaksinohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026