Maqedonia e Veriut shënon sërish numër të lartë rastesh me COVID-19, 8 të vdekur në 24 orë
24 Qershor 2020 |
12:30
Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë shifra të larta ditore të rasteve me COVID-19 dhe fataliteteve në jetë njerëzore.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1208 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive 136 raste.
Shkupi mbetet vatra e infeksionit me 80 të prekur në 24 orë, ndërkohë që 43 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.
Tetë persona kanë humbur jetën në RMV brenda një dite duke e çuar numrin total të viktimave në 259.
Që nga nisja e pandemisë 5445 persona janë prekur nga COVID-19 ndërsa numri i rasteve aktive është 3095.
Lajme të Sugjeruara
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri