Marrëveshja për emigrantët/Rama: S’ka problem nëse dikush i drejtohet “Kushtetueses”

24 Nëntor 2023 | 15:23

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka asnjë problem nëse dikush i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Komentet Rama i bëri gjatë një koference për mediat, kur u pyet lidhur me vendimin e “Rithemelimit” për të çuar marrëveshjen për emigrantët në Gjykatën Kushtetuese.

Rama tha se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ironizoi opozitën duke thënë se atij nuk i rezulton që të ketë një PD në Kuvend.

“Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të cilës PD, nuk më rezulton një parti e tillë mua në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka rëndësi kush është mbledhur se ka shumë mbledhje që zhvillohen në emër të të bekuarës PD që vuan sot si një flamur i madh i shpresës dikur, mallkimin e një historie të dhimbshme.

Unë nuk dua t’i shmangem thelbit. Është përgjegjësi, e drejtë, liri e çdokujt që e ka një status të caktuar në lidhje me një çështje të caktuar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk shoh asnjë problema në këtë pikë.

Unë shoh që marrëveshja është krejt në rregull me Kushtetutën e Shqipërisë, është një marrëveshje shumë e mirë për Shqipërinë për një mijë e një arsye. Nuk ka asnjë problem nëse dikush i drejtohet GJukatës Kushtetuese për këtë punë”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026