Marrja në pyetje e Metës, Zeka: Mjafton deklarata e gruas së Ismailit që të burgoset
Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, është shprehur se mjafton vetëm videoja e Dritan Priftit dhe deklarata e gruas së Kastriot Ismailit që kreu i PL, Ilir Meta, të gjykohet e burgoset.
Komentet Zeka i bëri gjatë një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se në Shqipëri dihet shumë mirë se kush janë ata politikanë që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Ai foli gjithashtu edhe për marrëveshjen e emigrantëve të kryeministrit Edi Rama me homologen e tij, Giorgia Meloni, të cilën e cilësoi si diçka mjaft patriotike.
“Edhe Nelson Mandela ka qenë afrikan. Ka burra të ndritur nga Afrika. Është bërë një marrëveshje që t’u jepet një mundësi këtyre njerëzve të shkretë, që kanë lënë atdheun e tyre për 1001 halle. Puro primitivizëm. Ne jemi rracë e padefinuar. Rama dhe qeveria shqiptare kanë bërë aktin më njerëzor, më patriotik që ata njerëz të vijnë të strehohen. Dasht zoti edhe Albin Kurti bën një marrëveshje të tillë dhe pranon një marrëveshje të tillë, shqiptarët po ikin çdo ditë.
Para shumë muajve kam thënë që SPAK pas qeverisë do i kthehet opozitës. Kot bën Meta gam gam, ai punën më të mirë do të bënte të mbyllte gojën. Mjafton videoja e atij deputetit të ndjerë, mjafton deklarata e gruas së atij Ismailit që ndodhet në Austri, për t’a burgosur Ilir Metën.
Ne jetojmë në një botë të vogël që quhet Shqipëri, këtu dihet kush ka dashnore dhe jo kush ka vjedhur miliona. Bosët e krimit i ke pasur në strukturat më të larta të shtetit dhe Prokurori. Tani ndërkombëtarët kanë krijuar një mekanizëm të quajtur SPAK. SPAK do lëshohet edhe te bosët e mediave e biznesmenë të ndryshëm”, është shprehur Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren