Marseja rikthehet me “poker” golash, Hjulmand e nis mbarë te Leverkusen

13 Shtator 2025 | 16:23

Pas një pauze dyjavore janë rikthyer ligat kryesore evropiane, aty ku vëmendja është më e madhe. Dy duelet interesante të së premtes ishin Marsejë-Lorient dhe Leverkusen-Frankfurt, ku tekniku Hjulmand e nisi me fitore rrugëtimin në krye të aspirinave. Sa i përket Ligue 1, marsejezët ishin perfekt në këtë duel të fundjavës, duke realizuar plot katër herë dhe hipotekuar kështu fitoren e dytë në katër javë kampionat.

Golat për skuadrën e De Zerbit u shënuan nga Greenwood, Pavard, Gomes dhe Aguerd. Interesant ishte veprimi i ish-lojtarit të Interit, Pavard, i cili pasi realizoi gol festoi me shqiponjë në nder të bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare, duke e përshëndetur drejtpërdrejt në tribunë. Kujtojmë që çifti u martua këtë verë dhe lojtari në fjalë kërcente nën tingujt e muzikës shqiptare.

Sa i përket sfidës në Bundesligë, Leverkusen pak javë më parë zgjodhi Hjulmand si timonierin e ri dhe ky i fundit e nisi perfekt rrugëtimin. Grimaldo hapi serinë e golave me një perlë nga goditja e dënimit, ndërsa dyfishoi i përhershmi Schick. Uzun realizoi për Frankfurtin, por në limite sërish Grimaldo vulosi fitoren me një tjetër realizim të bukur. 3-1 dhe aspirinat marrin fitoren e parë sezonale në Gjermani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026