Marshimi për dhunën seksuale, studentja: Të rritet dënimi për abuzuesit

4 Qershor 2020 | 17:58

Në sheshin “Nënë Tereza”, sot është organizuar një marshim me sloganin “Ti nuk je vetëm”. marshimi vjen si reagim ndaj abuzimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës, ku ajo mësonte në periferi të Tiranës. 

Ky marshim-proteste për t’i thënë stop dhunimit të vajzave dhe grave, ka si nismëtare një nxënëse të shkollës “Besnik Sykja”. Thirrjes së saj iu bashkuan me qindra persona.

Era Gjoni, studente, është një prej atyre që punoi gjithashtu për organizimin e kësaj proteste, e cila thotë se është e befasuar nga pjesëmarrja.

“Është një kauzë edhe pse nuk na prek drejtpërdrejtë, prek të gjithë shoqërinë dhe nesër apo pasnesër mund ti ndodhi gjithkujt. Kemi bërë dhe protesta të tjera por nuk kemi pasur mbështetje dhe pjesëmarrje kaq të madhe sa kishte sot. Nuk besoj se do të jetë i pari dhe i fundit marshim”, shprehet ajo.

Lidhur me kërkesat, studentja theksoi se ato kanë të bëjnë me rritje e dënimit të abuzueseve mbi fëmijët si dhe marrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla.

“Kërkesa e parë ishte rritja e dënimit për abuzuesit me minorenët. Një tjetër kërkesë ishte publikimi i regjistrit publik i abuzuesve seksualë dhe kastrimi kimik i pedofilëve. Më e rëndësishme është të mos heshtësh, e di që është vështirë të përballësh me mentalitetin shqiptar, por mund t’i thuash dikujt që e ndjen afër”, përfundoi Era Gjoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026