English

Martesa e dy grave, Inida Gjata-Dom Mark Pashkës: Kanë të drejtën e dashurisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Martesa mes dy grave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara ceremonia e të cilës u zhvillua nga një pastor britanik në ambientet e Bashkisë së Tiranës ka ngjallur debate të shumta. Dom Mark Pashkja dhe gazetarja Inida Gjata (e njohur edhe si Zhaku) ishin të ftuar në Euronews Albania lidhur me këtë rast.

- Advertisement -

Sipas Dom Mark Pashkja, kjo ceremoni pati disa probleme, ai tha se përveçse është e paligjshme një martesë e tillë, pasi ndalohet ligjërisht nga kodi i familjes në Shqipëri, gjatë ceremonisë janë “përdhunuar” u shpreh ai, simbole të kishës katolike, pasi pastori që celebroi çiftin e dy grave nuk i përket kishës katolike ndonëse kishte veshur simbolet e saj.

Nga ana tjetër Inida Gjata tha se as ajo nuk i njeh akreditimet e Dom Mark Pashkjas, ndaj ajo ju referua atij thjesht si “zotëria”. Gjata gjithashtu se sa i përket martesës mes dy grave, ajo se të gjithë kanë të drejtë të marrin dashurinë dhe jetën e tyre ashtu siç duan.

Pjesë nga debati:

Dom Mark Pashkja: Para se të shprehim konsideratën duhet të kemi parasysh tre fakte, e para ëhstë një ceremoni e jashtëligjshme, sepse kodi i familjes nuk e lejon. Në kodin e familjes është e shprehur qartë se martesa në Shqipëri është mes një gruaje dhe një burri. Fakti i dytë është një abuzim shumë i madh në celebrim, aty ëhstë paraqitur një personazh që nuk e di nga buron, por ka abuzuar duke veshur simbolet e një përfaqësuesi të fesë katolike, ai nuk ka sens ti përkasë kishës katolike dhe nuk mundet që një meshtar katolik të bëjë një ceremoni të tillë.

Duke mos qenë pjesëtar i kishës katolike, ai ka marrë rrobat, simbolet, në një farë mënyrë i përdhunojnë këto simbole sepse nuk është në natyrën e kishës katolike, nuk është në doktrinën e saj dhe aq më tepër nuk mund të abuzohet në mënyrë të tillë. Abuzimi në këtë formë është shumë i pahijshëm dhe unë ndiej një keqardhje shumë të madhe se aty kanë qenë edhe dy fëmijë, këtyre fëmijëve u është hequr e drejta për të pasur baba, u është e hequr e drejta për të pasur një figurë atnore. Në këtë aspekt këto tre gjëra do duhet të viheshin në dukje për të pasur një qëndrim logjik. Pjesa tjetër është më tepër fasadë e nuk ka nevojë për komente.

Inida Gjata: Siç e tha shumë bukur zotëria, sepse unë nuk i njoh titujt kush e ka akredituar dhe unë kam dyshime mbi atë që përfaqëson zotëria, kështu që po i drejtohem zotëria, të mos i ngelet hatri. Siç e kam unë të drejtën e shprehjes, kanë të drejtë edhe Eda dhe Alba dhe të gjithë anëtarët e LGBT+ që të jetojnë dhe të marrin dashurinë dhe jetën e tyre ashtu siç duan, pasi pavarësisht nga kushtetua apo nga ligjet e shkruara, kemi ligje të pashkruara që janë e drejta njerëzore. Liria e njeriut për të jetuar e për të vepruar ashtu siç do, sidomos tani në 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?