Mentori, me profesion shofer kamioni, rrëfeu për emisionin “Real People” në Euronews Albania, përjetimet e tij 24 orë para një operacioni të vështirë në tru.
Ai deklaroi gjatë një interviste me gazetarin Flor Gjini se ka dy masa tumorale në tru, në madhësinë e vezës, të cila i shkaktojnë humbje të ndjenjave.
Ai ëndërron veç që gjithcka të shkojë mirë, por plane për të ardhmen nuk bën pasi edhe bazuar në eksperiencën e vet, ato shpesh dështojnë.
Ai e ndjen që operacioni është tepër i vështirë dhe shpreson që me besimin ën zot gjithçka të shkojë mirë.
“Fillimisht simptomat ishin që sa çohesha nga gjumi më vinte prapë gjumë. Më thanë ke diabet, pastaj jo mos ke probleme me zemrën. Një ditë rashë pa ndjenja, por nuk shkova asnjëherë për asnjë vizitë. Pastaj më vonë shkova te doktori i zemrës, më tha nuk ke gjë, shkova te i stomakut, nuk ke gjë më tha, shkova te i syrit dhe aty nuk më nxorën probleme dhe unë ia vendosa fajin që hoqa një dhëmballë. Neurologja në Berat më tha të bëja një rezonancë. Pasi bëra rezonancën shkova në Greqi dhe rashë pa ndjenja 20 minuta. Pastaj mora rezultatet e rezonancës, u futa për operacion nuk u realizua dhe po pres nesër. Kam vështirësi në laring, është operacion delikat se po nuk u realizua vdes. Unë e ndiej vështirësinë, kam besim të plotë të Turi te Abas Aliu. Kisha një masë tumuorale është goxha e madhe, sa dy kokrra vezë. Ajo krijon shtypjen e nervave që unë humbas ndjenjat”, tha Mentori.
LEXONI GJITHASHTU: