Masakrat në Serbi, Softa: Këmbanë alarmi për rajonin, rrezik armët tek popullata
Eksperti i Sigurisë Fation Softa komentoi dy ngjarjet tragjike të ndodhura brenda 48-orësh në Serbi, ku humbën jetën 17 persona mes tyre dhe të mitur si pasojë e të shtënave më armë zjarri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Softa theksoi se ngjarjet e rënda në Serbi janë këmbanë alarmi për rajonin.
Më tej ai theksoi se duhet të tregohet një vëmendje e veçantë për rrezikun që kanë armët në duart e popullatës.
“Serbia është një nga ato vendet që kanë një numër të madh armësh që janë në duar t e popullatës dhe ky ishte një nga shqetësimet e Vuçiç për të gjithë lejet që janë dhënë për armët. Është një nga shtetet që ka ligje të rregullta për përdorimin e armëve. Rasti i 13-vjeçarit dhe i 19-vjeçarit duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë vendet e rajonit tonë për të treguar një vëmendje të veçantë për rrezikun që kanë armët në duart e popullatës. Serbia është një nga vendet që ka numrin më të madh të armëve në duart e popullatës . Në të gjithë rajonin ka armë në duart e popullatës”- theksoi ai.
Ndër të tjera eksperti nënvizoi se Serbia është një vend potencial që merret me trafikimin e armëve.
“Duke qenë se lëvizja e armëve apo trafikimi i tyre herë pas here vijnë nga Serbia, tregon edhe njëherë që është një vend potencial që merret me trafikimin e armëve. Këto armë janë në duart e grupeve kriminale por jo vetëm”-përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush