Masat në RMV, katër mijë gjoba në tri ditë për mosmbajtjen e maskës
Prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi vendimin që i detyron qytetarët të mbajnë maska edhe në ambientet e jashtme. Ky detyrim ligjor duket se i ka ndërgjegjësuar qytetarët e Shkupit te respektojnë masat e vendosura nga autoritetet
Prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi vendimin që i detyron qytetarët të mbajnë maska edhe në ambientet e jashtme.
Ky detyrim ligjor duket se i ka ndërgjegjësuar qytetarët e Shkupit, gjë që dëshmohet edhe nga këto pamje që po transmeton Euronews Albania.
Pavarësish ndërgjegjësimit, qytetarët janë të ndarë për këtë vendim të qeverisë. Disa shprehen se masat ndëshkuese mund të disiplinojnë qytetarët ndërsa të tjerë mendojnë se ky vendim është absurd pasi mbajtja e maskës nuk mund të jetë e detyrueshme në zona rurale apo malore.
“Mirë është. Do ta ndalë virusin. Nëse ekziston virusi duhet të ketë edhe dënime”, tha një qytetare.
Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, shifra e personave të gjobitur nga policia ka arritur në rreth katër mijë. Të gjithë këta qytetarë duhet tashmë t’i paguajnë shtetit një gjobë në vlerë prej 20 eurosh.
Gjatë katër ditëve të fundit janë regjistruar 3222 të infektuar dhe 48 të vdekur. Po ashtu edhe shifra e të infektuarve arritëm në rreth 900 persona në ditë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona