Masat nuk respektohen, të huajt të habitur me lirinë që gjejnë në vendin tonë

23 Dhjetor 2021 | 16:45

Sot janë konfirmuar 2 raste me variantin Omicrom në vendin tonë. Ndonëse autoritetet shpeshherë u bëjnë u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra, situata në sheshin kryesor të kryeqytetit tregon qartë se qytetarët nuk po respektojnë as masat më minimale; ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

Dëshira për të festuar festat e fundvitit dhe për të qenë sa më pranë njerëzve të dashur ka lënë në harresë faktin që ende jemi në kushte pandemie dhe se janë disa masa që duhen respektuar.

Të huajt që kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në vendin tonë tregojnë se janë surprizuar me lirinë që gjejnë këtu.

“Jeta është më mirë këtu, mund të dalësh jashtë pa maska, çdo gjë duket OK. Unë jetoj në Gjermani, nuk e di si është situata e COVID këtu, por shoh njerëz që vendosin maskat vetëm në qendra tregtare. Mua më pëlqen kjo gjë, më pëlqen Shqipëria”, thotë një turiste.

Një nga masat ende në fuqi është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik si dhe lejimi i grumbullimeve deri në 50 persona. Por, as këto masa deri më tani nuk janë parë të respektohen as në qendra tregtare, as në lokale dhe as në ambiente të hapura.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026