Mashtrimi me vizat amerikane, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

10 Shkurt 2024 | 15:46

Gjykata vendosi të lërë në burg shtetasit Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, të akuzuar për skemën e mashtrimit me vizat amerikane pre e të cilës  kishin rënë shumë persona.

Gjithashtu, gjykata la në masën e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Klea Prifti

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, ka caktuar masat e sigurimit në mungesë për 5 personat e dyshuar për veprat penale të “Mashtrimi”, dhe “Falsifikimi i vulave stampave etj…”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 190/2 të Kodit Penal, të cilët nga veprimet hetimore të zhvilluara nën drejtimin dhe kontrollin e Gjyqtares për Hetimin Paraprak, ka rezultuar që në këmbim pagesave dhe interesave të caktuara mashtronin dhe falsifikonin të dhëna, me qëllim premtimin për pajisjen me viza amerikane”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Renato Nasto është i dyshuari kryesor i cili përmes Instagramit, ku kishte krijuar një faqe me emrin “Viza amerikane insider”, reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm.

Ai gjente klientët dhe pastaj niste procedurat për aplikimin e vizave.

Disa nga personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi kanë plotësuar formularët me të dhëna të rreme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026