Si funksiononte skema e mashtrimit me vizat amerikane, kush është i riu që e drejtoi

8 Shkurt 2024 | 14:25

5 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të aplikimeve me vizat amerikane.

Renato Nasto është i dyshuari kryesor i cili përmes Instagramit, ku kishte krijuar një faqe me emrin “Viza amerikane insider”, reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm.

Ai gjente klientët dhe pastaj niste procedurat për aplikimin e vizave.

Disa nga personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi kanë plotësuar formularët me të dhëna të rreme.

Personat e tjerë të arrestuar Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani, Xhemal Seseri dhe i shpalluri në kërkim, Eduart Gjinin kanë qenë aplikues për vizë amerikane të cilët përmes Renato Nastos kanë aplikuar duke falsifikuar të dhënat.

Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistë në konsullatë në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizisë. Ai i shoqëronte dhe  i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës dhe pas përfundimit të saj në rast se merrnin vizën Renato Nasto merrte shumën prej 10 mijë eurosh.

Lidhur me këtë skemë mashtrimi, ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë ku iu bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth, ku për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë shpëtuar...
10:38 | 17/07/2026

Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social X, ka uruar kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, i cili u emërua...
10:31 | 17/07/2026

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026