Mastercard dhe Visa ‘ikin’ nga Rusia
Kompanitë amerikane të pagesave Visa dhe Mastercard thanë se kanë pezulluar punën në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Visa tha në një deklaratë se do të ndërpresë transaksionet “gjatë ditëve në vijim” dhe si rrjedhojë kartelat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit, si dhe kartelat e huaja të lëshuara në Rusi.
Alfred Kelly, kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë së pagesave dixhitale me bazë në SHBA, tha se janë të detyruar të veprojnë këtë mënyrë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
“Na vjen keq për ndikimin që kjo do të ketë te kolegët tanë të çmuar dhe te klientët, partnerët, tregtarët dhe mbajtësit e kartave që u shërbejmë në Rusi. Kjo luftë dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj paqes dhe stabilitetit kërkon që ne të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”, tha ai.
Po ashtu edhe Mastercard lëshoi një njoftim të ngjashëm, duke deklaruar se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti i saj.
Kompania me bazë në SHBA shtoi se çdo kartelë Mastercard e lëshuar jashtë vendit nuk do të funksionon në Rusi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid