Matematika elektorale, Jorida Tabaku: PD merr 20 deputetë në Tiranë

5 Prill 2021 | 22:18

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se partia e saj do të marrë 20 deputetë në Tiranë, nga 36 që janë në total.

Këtë deklaratë znj. Tabaku e bëri përballë analistëve në studion e emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania.

Ajo u shpreh se fryma e qytetarëve në Tiranë është e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se kryeqyteti ka prodhuar gjithmonë ndryshim.

“Unë mund të flas për Tiranën, sepse jam drejtuese politike. PD merr 20 deputetë. Fryma në Tiranë është e jashtëzakonshme, mbështetja e është jashtëzakonshme dhe të gjithë ju, si njohës të mirë të politikës e dini se Tirana i prin ndryshimit.”, tha ajo.

Gazetarja Ilva Tare pyeti nëse kaq mandate PD-ja synon t’i marrë bashkë me LSI apo e vetme, znj. Tabaku bëri këtë koment:

“Unë kam shumë kolegë që janë të renditur  në vendin 18, 19, 20,dhe i dua në parlament nesër. PD do marrë 20 deputetë”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill

“Asnjë ish-ministër në kabinetin Basha”, Jorida Tabaku ‘zbulon’ kushtin për t’u bërë pjesë e qeverisë

Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore

Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD

Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë

Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026