Mazhoranca refuzoi amendamentet e PD, Berisha: Buxheti favorizon paratë e drogës
Në konferencën për mediat të kësaj të marte, Sali Berisha lëshoi akuza të forta në drejtim të maxhorancës socialiste, pas refuzimit që iu bë amendamenteve që Partia Demokratike propozoi për buxhetin.
Sipas kreut të PD, në miratimin e këtij buxheti u pa qartë se qeveria nuk ka në fokus qytetarët, por pastrimin e lekëve të drogës.
Gjatë kësaj dalje, kryedemokrati solli në vëmendje shqetësimin e BE-së për përdorimin e parave të pista për të ndikuar në zgjedhje.
Po ashtu Berisha shprehu edhe njëherë kundërshtinë e tij kundër pr/ligjit për paqen fiskale, i cili tashmë ka marrë dhe votimin në parim nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Edi Rama, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine. Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament. PD, deputetët e saj, në komisionet përkatëse, kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj përpjekje. Kanë bërë amendamente shumë të qarta, por nuk janë marrë parasysh asnjëra prej tyre nga mazhoranca. Për PD-në, grupin e saj parlamentar, ligji është një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit, për evazionin e mëtejshëm fiskal dhe për shmangien e bizneseve nga detyrimet fiskale të ardhshme kundrejt shtetit”, tha Berisha.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet