Mbahen homazhet e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
Këtë të enjte i jepet lamtumira e fundit Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Homazhet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Nga ora 7 e 30 deri në orën 10 e 30 do të zhvillohet liturgjia hyjnore, është hapur katedralja “Ngjallja e Krishtit për të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë. Më pas nga ora 10 e 30 deri ën orën 11 do të jetë përgatitja e katedrales për të pritur delegacionet përkatëse që do të marrin pjesë në lamtumirën e fundit për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Në orën 11 do të fillojë edhe shërbesa e varrimit. Shgërbesa do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeo. Ai do të ketë mesazhin dhe fjalën e tij, ndërsa më pas fjalën do e marrin dy kryeministrat, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis.
Me përfundimin e fjalëve përkatëse, do të mbyllet edhe kjo pjesë e nderimeve që do i bëhen kryepeshkopit Anastas.
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, në qendrën kulturore, një amanet i lënë prej tij.
Në ceremoninë mortore të 30 janarit, pritet që në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.
Është konfirmuar pjesëmarrja e Patriarkut të Kostandinopojës, Bartolomeu; Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.
Gjithashtu në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, Drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
- 09:18 Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)