Mbahet gjyqi ndaj Belerit, mbështetësit ‘rrethojnë’ GJKKO. Të pranishme mediat greke
Seanca e radhës për gjyqin ndaj Fredi Belerit, u zhvillua këtë të martë në orën 15:00.
Në ambientet e jashtme përballë Prokurorisë së Posaçme u paraqitën mbështetës të shumtë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Gjithashtu në GJKKO ndodheshin dhe tre media greke të cilat ndoqën nga afër procesin.
Beleri është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje. Megjithëse ai ka kërkuar leje të posaçme për t’u betuar në Këshillin Bashkiak, gjykata ia ka refuzuar disa herë, madje dhe Gjykata e Lartë, e cila e ka rikthyer kërkesën në GJKKO.
Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Beleri së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.
Seanca e kësaj të marte ishte e 5-ta që mbahet në GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Ndërkohë krahas gjykimit në themel, më 11 dhjetor Gjykata e Posaçme vendos nëse Fedi Belerit do t’i jepet leja për tu betuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni