Mban lopën në kuzhinë/ Amerikani: Më kritikojnë se i jap petulla me sheqer
Amerikani Helias Herrera i ka habitur të gjithë me stilin e tij të pazakontë të të jetuarit. Ai është 36 vjeç, jeton në Idaho USA, ka dy lopë, dy derra, 4 mace, 2 pallua, 4 rosa dhe rreth 50 pula.
Ajo që bën më shumë përshtypje janë videot e tij kryesisht me lopët të cilat i mban në kuzhinë edhe në kohën që është duke ngrënë apo duke gatuar, ai madje bën edhe banjo akulli me lopën.
Ky personazh i veçantë ishte këtë të hënë i ftuar në një lidhje direkte për “Good Morning Albanians”, ai tregoi më tepër rreth bashkëjetesës së tij e këto kafshë si dhe tha se shpesh njerëzit nuk e kuptojnë apo e paragjykojnë për videot që ai bën me kafshët.
Ai tha se ka marrë komente negative kur ka postuar videon e lopës Brus që hante petulla, por tha se këto ushqime ai ua jep shumë rrallë ndërsa kujdeset që kafshët të kenë një dietë të mirë.
“Ka kritika si për pjesën që i fusim brenda por edhe për ushqimin që i jap kafshëve. Ata më kritikojnë se përse unë i jap petulla të sheqerosura apo ëmbëlsira të tjera. Por ata nuk e kuptojnë se Brusi ka një dietë të shëndetshme dhe ato janë sasi shumë të vogla që nuk e dëmtojnë shëndetin e lopës”,-tha amerikani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor