Mbante në banesë dhe makinë lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

29 Janar 2025 | 15:31

Policia e Lezhës ka arrestuar një 32-vjeçar i cili ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Lezhës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kokainës, organizuan operacionin policor “Holder”.

Nga ky operacion, policia ka sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit. Kontrolli u krye në automjetin dhe në banesën e të arrestuarit nga ku u gjetën dozat e lëndëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026