Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

10 Shkurt 2026 | 08:14

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet këtë të martë, më 10 shkurt, në orën 17:00, para kryeministrisë.

Sipas burimeve për Euronews, është parashikuar që mbi 1.000 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë. Efektivët e policisë do të jenë të pajisur gjithashtu me maska kundër gazit lotsjellës.

Duke nisur nga ora 00:00 është bllokuar parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit përmes rrugëve alternative.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Kujtojmë se në protestën e 24 janarit u arrestuan 18 persona, u proceduan penalisht 17 të tjerë dhe u shpallën në kërkim dy protestues. Gjithashtu, u dëmtuan 11 punonjës policie të cilët morën mjekim në spital. Po ashtu, u procedua penalisht sekretari organizativ i Partisë Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026