Numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022 është 1.053.690.
Sipas raportit të fundit të INSTAT, numri i shqiptarëve që kanë dalë nga vendi gjatë muajve janar, shkurt, mars 2021 është rritur 39,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë muajit mars, numri i shqiptarëve që kanë dalë nga vendi është 388.067, një rritje me 51,7 % krahasuar me mars 2021.
INSTAT raporton se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2022, janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksportet rriten me 50%, tregon raporti i INSTAT
- Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, sipas INSTAT