Mbi 300 mijë të mitur në Shqipëri rrezikojnë urinë, sipas Eurostat

1 Qershor 2022 | 15:43

Më shumë se gjysma e personave nën 18 vjeç në Shqipëri rrezikojnë të bëhen të varfër.

Në numër janë mbi 304 mijë të mitur, pjesë e familjeve me të ardhura minimale pranë pragut të varfërisë.

Shifra është e lartë dhe në Europë, Shqipëria del e para për nivelin e varfërisë dhe mundësisë së thellimit të saj.

Pas saj është Mali e Zi e Turqia, ndërsa në kushte më të mira sociale janë Çekia e Sllovenia, dhe mesatarja europiane është 23.8%.

“Rreziku për të qenë i varfër apo përjashtimi social” i referohet individëve të prekur nga të paktën një prej tre formave: varfëri në të ardhura, privim material ose social dhe intensitet i ulët pune.

Pika që ndan të varfrit nga të tjerët është shuma 5.5 dollarë në ditë.

Në rang popullsie, të rinjtë deri në moshën 18 vjeç, përbëjnë grupimin më të madh që rrezikon të vuajë urinë dhe të mirat materiale, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç rrezikon më pak, për shkak të pensioneve mujore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026