Mbi 600 të infektuar në ditë me Covid-19, RMV-ja pritet të marrë masa shtesë
Në Maqedoninë e Veriut, vetëm gjatë ditës së djeshme, 3 persona kanë ndërruar jetë dhe 594 të tjerë janë infektuar nga Covid-19.
Autoritetet shëndetësore janë përgatitur për valën e vjeshtës, e cila mund ti rrisë numrat e të infektuarve edhe më shumë se kaq, ndërsa po shqyrtohen edhe masa të shumta kufizuese për qytetarët dhe bizneset, për shkak të respektimit të ulët të masave të deritanishme.
Mjeku infeksionist, Aliriza Osmani i tha Euronews Albania se rritja e rasteve ditore në RMV filimisht vjen për shkak të rritjes së testimeve, si dhe nga mosrespektimi i masave nga vetë qytetarët.
“Ndikon edhe numrin i të testuarve. Janë rritur numrat e testimeve, por edhe masat parandaluese, përkatësisht mosmbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe mosrespektimin e masave të rekomanduara”, tha ai.
Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu pyeti mjekun se a rrezikon vendi fqinj të shkojë drejt mbylljes në rast se shifrat e të prekurve do vijnë në rritje, për këtë z. Osmani u shpreh si vijon:
“Nuk do jetë ajo një zgjidhje e mirë, që të jemi të mbyllur, por do ishte më mirë se popullata duhet të mbajë maskë dhe mos të mblidhen shumë në numër. Dje dhe sot është pak më qetë, por i kemi të stërmbushur kapacitet dhe kjo na vështirëson punën”, tha ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona