Mbledhja Shqipëri-Itali, Euronews Albania zbardh marrëveshjet që do të firmosen

13 Nëntor 2025 | 10:50

Euronews Albania ka zbardhur marrëveshjet që do firmosen sot në Romë gjatë mbledhjes mes dy qeverive, Shqipëri-Itali. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” theksoi se gjatë mbledhjes do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi por nuk e përcaktoi se në çfarë fushe.

Euronews Albania mëson se ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Marrëveshjet që do të nënshkruhen në Romë:

Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.

Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional.

Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal.

Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë.

Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive.

Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare.

Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026