Mblidhet qeveria, pritet vendimi për mbulimin financiar të votës së emigrantëve
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë po zhvillon këtë të enjte në mbrëmje një mbledhje jashtë radhe, për të bërë ndryshime në buxhet për sa i përket shpenzimeve për procesin e votimit nga emigrantët dhe bonusin e pranverës për pensionistët.
Parashikohet që 500 milionë lekë ti kalojnë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe këto para do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga emigrantët, dërgimin e zarfit por edhe kthimin e tij pasi emigranti të ketë votuar.
Pra qeveria angazhohet që të mbulojë 100% shpenzimet për votimin e diasporës, qoftë për dërgimin e fletës së votimit, ashtu edhe për kthimin e saj.
Po ashtu mësohet se në mbledhje po diskutohet edhe për aktin normativ për shpërblimin e pensionistëve në pranverë. Kodi Zgjedhor e ndalon që të bëhen rritje pagash, pensionesh dhe shperblime 4 muaj para zgjedhjeve prandaj u mbajt kjo mbledhje e qeverisë jashtë radhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria cakton Taulant Ballën për pajisjen me pasaportë të Parashqevi Simakut
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare