Mblidhet sot Asambleja e PS, gazetarja: Fokusi, raportimi i punëve dhe riroganizmi

11 Shkurt 2024 | 10:20

Mblidhet këtë të diel Asambleja e Partisë Socialite. Ajo do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa pritet të ketë në fokus raportimi i punëve si dhe riorganizimi i partisë për zgjedhjet e 2025.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në një ambient privat të kryeqytetit

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje direkte dha më tepër detaje rreth kësaj mbledhje:

“Kjo do jetë një ditë e gjatë për anëtarët e partisë socialiste të cilët do të mblidhen në një prej ambienteve private në kryeqytet për të mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit të asamblesë komëbtare. Kjo mbledhje vjen në funksion të organizmit të partisë politike, pasi na ndan një vit nga zgjedhjet parlamentare Edi Rama synon të fitojë mandatin e tij të katërt. Kjo do të jetë një mbledhje me dyer të mbyllura.

Nga ajo që kemi mësuar kjo mbledhje do të zgjasë disa orë. Fjala e kryeministrit do të ketë minutazhin më të gjatë dhe sigurisht peshën më të madhe. Më pas të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të Partisë socialiste do të bëjnë raportimin e tyre. Veç 12 drejtuesve të qarqeve do jenë edhe disa anëtarë të asamblesë kombëtare në çdo qark do të flasë dhe do  të raportoj me tepër për punën në terren dhe takimeve që ka zhvilluar sa i takon organizatave socialiste.

Gjithashtu mund të ketë edhe ndryshime të drejtuesve politik të qarqeve. Partia socialiste ka hyrë në një ristrukturim dhe pritet të shkojë në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm me ndryshime në struktura”,-raportoi gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026