Mbreti Charles flet për herë të parë për trajtimin e kancerit, zbulon gjendjen e tij
Mbreti Charles ka folur lidhur me trajtimin e tij kundër kancerit. Ai u shfaq në emisionin “Stand Up To Cancer” të Channel 4 në një video të xhiruar në Clarence House disa javë më parë.
Ai theksoi rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe faktin se miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar po humbasin ekzaminimet që potencialisht mund të shpëtojnë jetën.
“Sot mund t’ju sjell lajmin e mirë se, falë diagnozës së hershme, ndërhyrjes efektive dhe respektimit të udhëzimeve mjekësore, programi im i trajtimit të kancerit mund të reduktohet brenda vitit të ri”, tha mbreti.
Ai e cilësoi një moment historik dhe një bekim personal që trajtimi po funksionon. Sipas tij kjo është një dëshmi e progresit që është bërë vitet e fundit në kujdesin ndaj kancerit.
“E di nga përvoja ime se një diagnozë me kancer mund të jetë e vështirë”, shtoi ai.
Mreti u shpreh se diagnoza e hershme shpëton jetë. Diku cituar të dhëna, ai tha se kur kanceri i zorrës së trashë diagnostikohet në fazat e hershme, rreth nëntë nga dhjetë pacientë mbijetojnë për të paktën pesë vjet.
Deri më sot, mbreti britanik ka folur pak publikisht për sëmundjen e tij dhe nuk ka zbuluar se nga çfarë lloj kanceri vuan. Ai u shpreh se e shqetëson thellësisht fakti se nëntë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht nuk kanë bërë ekzaminimet e rekomanduara duke i hequr vetës mundësinë e diagnostikimit të hershëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)