Mbyllen sportelet e pensioneve, aplikimet e sigurimeve shoqërore në e-Albania

28 Prill 2022 | 17:52

Sportelet në Institutin e Sigurimeve Shoqërore do të jenë të hapura edhe nesër.

Në vazhdim, nga data 1 maj, të gjitha aplikimet për pensione, barrëlindje dhe kompensim energjie do të bëhen nga telefoni.

Në moshën daljes në pension, një individi i duhet të shkojë në disa zyra shteti. Aty i kërkohen të marrë dhe të dorëzojë një sërë dokumentesh, me të cilat bëhet llogaritja e pagesave mujore. Por, nga 1 maji, ky shërbim edhe 55 të tjerë në zyrat e sigurimeve shoqërore ndryshojnë.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado tha se të gjitha shërbimet që ISSH ofron do të mund të ofrohen online.

Përveç pensioneve, me aplikim nga telefoni do të sigurohen edhe leja e barrëlindjes, paaftësia nga sëmundjet e aksidentet, trajtimet e veçanta dhe kompensimi i energjisë elektrike.

Aplikimet në e-Albania për sigurimet shoqërore kanë nisur dy vjet më parë, por disa prej tyre vazhdonin të kryheshin në sportele.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026