“Më 4 mars hapet baza e Kuçovës”- Peleshi njofton blerjen e sistemit anti-dron

15 Shkurt 2024 | 12:52

Ministrat e Mbrojtjes janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel, ku i pranishëm është dhe ministri i vendit tonë, Niko Peleshi. Ky i fundit në një intervistë për Euronews Albania, tregoi se cilat çështje do të trajtohen në këtë mbledhje.

Ai theksoi se më 4 mars do të hapet baza ajrore në Kuçovë , ndërsa shtoi se Shqipëria është kontribuese e NATO-s përmes misioneve të saj.

Mes tjerash ai theksoi se Shqipëria po investon në mbrojtjen kombëtare, për blerjen e sistemeve të ndërlikuara ndërsa kanë në prioritet sistemin anti-dron.

“Baza ajrore e Kuçovës do të hapet me 4 mars, dhe portin e Porto Romanos duam ta fusim në këto plane. Të gjitha këto janë reagime mbrojtëse por duke shkurajuar çdo ëndërr apo ambicie të Rusisë që kërcënojnë botën e lirë dhe demokratike. Shqipëria është kountribuese përmes misioneve të saj. Jemi në 8 misione. Ne po investojmë për mbrojtjen tonë kombëtare, për blerjen sistemet e ndërlikuara, kemi vendosur në prioritet sistemin anti-dron. Do të mbrojë infrastrukturën ushtarake dhe civile. Mbrojta kundër-ajrore është një sfidë për ne që jemi aleatë në NATO por që jemi pjesë  e kontributit në paqen globale dhe në të gjithë operacionet e NATO-s”-tha ai.

Për i përket portit të Porto Romanos, Peleshi theksoi: Po lobojmë që porti i Porto-Romanos, të ndërtohet me modelin e biznesit të bazës ajrore të Kuçovës.

Kemi lobuar në të gjithë nivelet edhe të aleatëve më të fuqishëm në NATO. Pas datës 4 mars do të mbërrijë dhe flota e dronëve Bajraktar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026