Me automatik në rulo, arrestohet 66-vjeçari italian që po largohej nga Shqipëria

22 Prill 2024 | 12:08

Shtetasi italian Giovanni Bedini është ndaluar nga policia kufitare në Portin e Durrësit, pasi në automjetin tip rulo me të cilin po dilte nga territori shqiptar, iu gjet një armë automatike.

Policia e Durrësit bën me dije se 66-vjeçari italian u ndalua për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori.

Gjithashtu efektivët e policisë kufitare në port ndaluan dhe një 31-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Ergit Haka, të cilit në hyrje të Republikës së Shqipërisë iu sekuestruan 16 300 euro dhe 100 paund.

Ndaj tij nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026