VIDEO| I përfshirë në trafikun e emigrantëve, momenti kur arrestohet 53-vjeçari

20 Prill 2024 | 15:36

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të personave të rritur dhe dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, ka rënë në prangat e Policisë.

Sipas burimeve nga Policia, 53-vjeçari është banues në Kukës dhe arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit “SAFE TRIP”.

Numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 20, ndërkohë vijon puna për kapjen e një 45-vjeçari me banim në Tiranë.

Policia e Shtetit:

Vijon operacioni policor i koduar “SAFE TRIP”. Shkon 20 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar si organizator për trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim përfitimin.

Në vijim të operacionit “SAFE TRIP”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit F. M., 53 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit A. M., 45 vjeç, me vendqendrim në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vazhdon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Operacioni “SAFE TRIP” u finalizua pas përfundimit me sukses të një hetimi proaktiv, i cili u zhvillua për një periudhë rreth 1-vjeçare, në kuadër të të cilit, me mbështetjen dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shtetas dhe subjekte, të cilët siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme, për të mbërritur në vendin tonë, me qëllim që të vijojnë rrugëtimin e tyre, drejt vendeve të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026