Këkrkesa e opozitës për trafikun e drogës, debate në Konferencën e Kryetarëve

15 Prill 2024 | 15:38

Konferenca e Kryetarëve e mbajtur këtë të hënë është shqëruar me debate mes krerëve të grupeve parlamentare të PD dhe PS.

Ishte kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi, ai i cili kërkoi mbajtjen e një mocioni me debat në parlament në lidhje me problemin e kanabizimit dhe shtimin e trafikut të drogës ku janë të përfshirë grupet kriminale shqiptare.

Bardhi kërkoi që mocioni me debat të përfshijë dhe laboratorin e drogës të gjetur në Xibrakë në vitin 2015, për të cilin ai akuzoi si të përfshirë dhe vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Por mocioni me debat u refuzua nga kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, nën argumentat se çështjet për të cilën kërkohet diskutimi janë ezauruar në komisione hetimore dhe nga gjykatat.

Pjesë nga debati:

Bardhi: ju mund te jeni dakord që të mos egzistoje opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çeshtje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori o Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.

Raporet ndërkombëtare flasin për nje problem te shtuar te trafikut te droges. Prandaj do duhet te kete mocion per kete çeshtje. Por ju skeni interes kur folet per grabitje prone, skeni interes kur folet per ekonomine, skeni interes kur folet per krimin.

Çuçi: S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocoion s’duhet zhvilluar fare pasi janë cështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si eshte parashtruar kerkesa s’ka vend fare per mocion. Kerkesa e opozites lidhet me ceshtje qe jane gjykuar nga drejtesia madje edhe me vendime të formës se prerë, qe jane ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund te ulemi sot te flasim per daten e një mocioni

Bardhi-Çuçit: Duke e shpallur çeshtjen e Cibrakës, si të mbyllur po merrni ne mbrojtje nje organizatë kriminale. Ka një dosje të veçuar në organet e drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026