“Më humbi besimi te Berisha”, Evi Kokalari: Betejën e fundit e kam në vitin 2025
Themeluesja e Lëvizjes Konservatore, Evi Kokalari, tha në një intervistë për Euronews Albania se i lindi nevoja për të krijuar këtë forcë politike pasi humbi besimin te Sali Berisha, duke qenë se sipas saj priste që përmes tij të vinte ndryshimi, në një formë apo tjetër. Ajo theksoi se nuk u dorëzua sepse në PD nuk ka qenë kurrë zyrtarisht, por vetëm pjesë e Komisionit të Rithemelimit.
Kokalari shtoi se është e vetëdijshme që zgjedhja e 140 kandidatëve të zotë për të sjellë një frymë të re politike në Shqipëri nuk do të jetë e lehtë, por pretendon se vetëm në këtë formë do të mund të bëhet ndryshimi në vendin tonë.
“Nuk dua të fokusohem në takime pafund për të ngritur bazën, por mendoj që mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të gjejmë 140 kandidatë shumë të zotë dhe po mendoj që të jetë një kombinim i intelektualëve shqiptarë nga diaspora dhe Shqipëria; po mendoj që gjysma të jenë moshat e rinisë. Po të bëjmë një kombinim të këtyre të dyjave dhe të kemi njerëz komplet të rinj që nuk kanë qenë përpara në politikë, që kanë integritetin e duhur, përzgjedhja fillimisht do të jetë në bazë të kontaktit që unë do të kem me ta. Dua të ulem, t’i njoh, t’i shoh rezymenë dhe më vonë, po arrita të gjej dy kandidatë për një zonë të caktuar, atëherë mund të kemi primare vitin tjetër dhe të kemi një mënyrë tjetër zgjedhjeje se kush është më i miri,” – u shpreh Kokalari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prezantohet Lëvizja Konservatore, Kokalari: Nisim nga baza që të jemi gati për 2025
- Kokalari nis Lëvizjen Konservatore: Do organizoj të djathtën dhe do ta çoj në fitore
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë