“Më iku gjiri”- Nëna lehonë flet pas lirimit: Familjarët e ish-burrit më dhunonin

18 Mars 2023 | 20:31

Diana Bahçja, nëna lehonë e cila u arrestua duke lënë foshnjën vetëm 8 ditësh dha një intervistë për “Review” në Euronews Albania pas lirimit nga burgu.

Ajo tregoi se nga stresi i situatës së krijuar i ka ikur gjiri.

25-vjeçarja tha se në shtëpinë e bashkëshortit të parë është dhunuar nga vjehrri dhe vjehrra dhe ata e kanë përzënë nga shtëpia, duke e ndarë nga vajza e saj dhe më pas duke e akuzuar për braktisjen e fëmijës, gjë që u bë shkak për arrestimin e saj, sapo lindi fëmijën e dytë nga martesa tjetër.

“Me ish-bashkëshortin kisha marrëdhënie të mirë, por jo më familjen e tij. Për Zotin, nuk e di pse më përzunë, thjesht më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe, se kam kuptuar fare. Kam qenë 17 vjeç kur jam martuar dhe ndikoi familja. Ai ishte jashtë shtetit me punë. Unë jetoja me prindërit e ish-bashkëshortit,” – u shpreh Diana e cila tregoi se për vajzën që ka nga kjo martesë nuk ka asnjë lloj informacioni.

Ajo tregoi se ish-burri është martuar dhe ka fëmijë nga martesa e re, njësoj si Diana e cila është bërë me djalë.

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është braktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026