“Me kallash rrugëve të Shkodrës”- Si u kap 34-vjeçari që vrau kushëririn për qiranë

3 Maj 2023 | 10:44

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, ka zbuluar detaje të reja nga arrestimi i 34-vjeçarit Lekë Vuksani, i cili ditën e djeshme ekzekutoi me kallashnikov kushëririn e tij Petrit Vuksani, pas sherrit për qiranë.

Gazetari bën me dije se forcat e policisë mundën ta lokalizonin dhe arrestonin autorin e krimit të rëndë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Sipas tij, një ndihmesë në kapjen e 34-vjeçarit kanë dhënë dhe qytetarët, të cilët kanë informuar policinë për një person që qarkullonte i armatosur në rrugë të ndryshme të qytetit.

“Policia nuk e ka specifikuar vendin ku është arrestuar 34-vjeçari që vrau me armë kushëririn e tij. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme ka patur kontrolle të shtuara të policisë në disa lagje të qytetit të Shkodrës, ku dyshohej se ishte i fshehur shtetasi Lekë Vuksani dhe vetëm mëngjesin e sotëm u bë i mundur arrestimi i tij. Në të gjithë qytetin e Shkodrës ka pasur postoblloqe të shtuara, por edhe patrullime nga ana e policisë, kryesisht në ambientet ku dyshohet se është parë shtetasi Lekë Vuksani. Duhet thënë se autori ka lëvizur në këmbë dhe gjatë gjithë kohës ka patur me vete armën kallshnikov që kreu krimin. Kanë qenë shumë telefonata në drejtim të policisë që një person lëvizte me armë automatike. Kjo ka bërë që policia të vihet në lëvizje dhe të bëjë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026