“Më kanosën me jetë”, flet përfaqësuesja e banorëve te Kepi i Rodonit

1 Nëntor 2023 | 21:36

Ana Shtjefni administratorja e kompanisë që ka kontratë qiramarrje me provincën françeskane në Kepin e Rodonit tha në emisionin Now në Euronews Albania se provinca françeskane në janar të këtij viti ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën.

Ajo tregoi se disa persona kanë shkuar në pronën e marrë me qira prej tyre duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke e kanosur atë me jetë.

“Kanë që në gusht që vijnë të ruajnë pronën, por në fakt kanë vijuar të bëjnë punime. 2 muaj kanë qenë me shkopinj, me sëpatë, unë jam kanosur me jetën, me mjete të rëndë. Rojat thonë që e ruajnë pronën me urdhër të shefit të madh, që ai thotë është prifti. Ka një vendim gjykate dhe marrëveshja nuk mund të prishet në mënyrë të njëanshme”, tha ajo.

8 persona mes të cilëve dhe ish-deputeti i parlamentit, Mark Frroku u arrestuan pak ditë më parë pas një konflikti me armë për pronën tek Kepi i Rodonit.

Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Konflikti me palën tjetër ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet mbi një pronë për të cilën të dyja palët pretendojnë pronësinë pasi janë të pajisura me certifikatë

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026